Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku vajza 19-vjeçare vrau dhe varrosi të atin 50-vjeç.
Disa orës pas zbulimit të vrasjes së një 50-vjecarit nga vajza e tij në Durrës, policia ka gjetur edhe armën e krimit.
Pistoleta është gjetur në një moçal dhe sipas të dhënave paraprake. Vajza Hygerta Meta ka treguar para hetuesve vendin ku e kishte hedhur armën.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se priten të tjera arrestime në lidhje me ngjarjen pasi dyshohet se i përfshirë në ngjarje janë nëna dhe vëllai i të resë.