Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se lufta në Ukrainë është një përplasje mes dy botësh si edhe një sfidë mes demokracisë e autokracisë.
Spiropali tha se lufta në Ukrainë është e padrejtë dhe mizore, ku “ku të vrarët janë të vërtetë dhe bombat po gjymtojnë, pleq, burra fëmijë dhe gra”.
“Tre dekada pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, një tjetër perde në aksin lindje perëndim, ka ndarë rishtas Europën. Kësaj Herë në Ukrainë, aty ku nacional-imprealizimi i ri rus, ka shpërthyer një luftë të padrejtë dhe mizore.
Perdja e re e hekurt, është aty ku fantazia janë plumbat, predhat, dhe avionët dhe tanket. Aty ku të vrarët janë të vërtetë dhe bombat po gjymtojnë, pleq, burra fëmijë dhe gra.
Viktimat i përkasin një kombi që ka një histori tjetër dhe ka vendosur që të jetojë në një mënyrë tjetër, duke parë nga perëndimi dhe me shpinë nga e shkuara.
Ajo që po ndodh prej dy vitesh, është një përplasje mes dy botësh, qytetërimesh dhe një sfidë mes demokracisë dhe autokracisë”, tha minsitrja në një manifestim të organizuar nga Bashkia e Tiranës në solidaritet me popullin e Ukrainës.