Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ku ka humbur jetën një 15-vjeçar.
Nga raportimet e para bëhet me dije se adoleshenti ka humbur jetën pasi ka parë një ndeshje basketball-i të shokëve të tij. Pas lojës adoleshetët janë mbledhur për të festuar, por 15-vjeçari ka rënë pa ndjenja në tokë.
Paraprakisht dyshohet se adoleshenti ka pësuar arrest kardiak. Prej një viti ai nuk luante basketball.
Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar.