Miratimi i ligjit për “Zonat e Mbrojtura”/ Ilir Meta: Kuvendi është zhytur në kaos dhe paligjshmëri totale!

Shqipëria

Miratimi i ligjit për “Zonat e Mbrojtura”/ Ilir Meta: Kuvendi është zhytur në kaos dhe paligjshmëri totale!

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:33
Ilir Meta

Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilën opozita e ka kundërshtuar. Me anë të një reagimi, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se “Parlamenti është zhytur në kaos dhe paligjshmëri dhe është shndërruar në një noter i qeverisë”.

Sipas Metës, me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti.

“Kuvendi i Shqipërisë është zhytur në kaos dhe paligjshmëri totale dhe është kthyer prej kohësh në një noter të neveritshëm të Qeverisë, që miraton vetëm ligje për llogari të oligarkëve dhe në dëm të interesit publik, qytetar dhe kombëtar.

I tillë ishte edhe miratimi pa debat dhe transparencë i ligjit të shumëkontestuar edhe nga Bashkimi Europian, nga opozita e vërtetë, nga shoqëria civile, nga ekspertët dhe mbrojtësit e mjedisit për masakrimin e zonave të mbrojtura, që së shpejti rrezikojnë të kthehen në sheshe ndërtimi për resorte, komplekse pallatesh apo biznese, që kryesisht kanë si qëllim pastrimin e parave.

Me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti dhe pasojat shumë të rënda do të jenë të pakthyeshme dhe me kosto të parikuperueshme edhe për vetë turizmin”, shkruan Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat