“15 persona në pranga brenda 24 orëve”, Balla përgëzon policinë për luftimin e dhunës në familje, dhe krimeve seksuale

Shqipëria

“15 persona në pranga brenda 24 orëve”, Balla përgëzon policinë për luftimin e dhunës në familje, dhe krimeve seksuale

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 13:57
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë arrestuar 15 persona, lidhur me rastet e dhunës në familje, krimeve seksuale, përndjekjeve, dhe shantazheve në rrjetet sociale.

Ai me këtë rast ka përgëzuar policinë shqiptare për parandalimin dhe goditjen e këtyre rasteve.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për rritjen e vigjilencës dhe reagimin në kohë për të parandaluar dhe goditur rastet e dhunës në familje, shantazhet në rrjetet sociale, si dhe rastet e krimeve seksuale dhe përndjekjeve, duke vënë në pranga 15 shtetas për to, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin”, shkroi ai.

“Inkurajoj viktimat e dhunës, të denoncojnë në Polici këto raste se vetëm kështu na jepet mundësia të ndërhyjmë në kohë për të parandaluar fatalitetin që sjell dhuna”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat