Psikologia, Marsela Lekli e ftuar në studion e lajmeve në Ora News foli për rastet e krimit në familje, ku u ndal në ngjarjen e rëndë në Durrës ku fëmijët vranë dhe varrosën babanë e tyre. Lekli u shpreh se është një ngjarje e padëgjuar më parë në vend.
Leksi: Është një ngjarje tepër e rëndë.
Normalisht jo e pranueshme.
Ky rast është i padëgjuar në vend, që fëmijët të vrasin babain e tyre.
Jam e bindur që tre fëmijët dhe bashkëshortja, duhet të jenë në dijeni të situatës që ka ndodhur.
Gjakftohtësia më e madhe është që ta marrësh ta mbështjellësh dhe ta groposësh para shtëpisë.
Kjo është më e rëndë sesa vetë krimi që kanë kryer.