Mark Nika reagon për Top Channel: Për ne është i papritur si vendim. Akoma nuk e besojmë që gjykata e lartë të shprehet kështu.
Ata kanë detyrim ligjor dhe kushtetues për shkak se gjykata e Strasburgut e ngarkon shtetin për ta hetuar çështjen për shkak se është krim shtetëror. Në vrasjen e protestuesve ne dyshojmë se implikohen funksionarë të kohës dhe këta duhet ta bënte SPAK.
Ne do ta ndjekim deri në fund, kjo është rruga ligjore ne e konsiderojmë këtë vendim të gjykatës së lartë haptazi në kundërshtim të ligjit. Vendimi për 21 janarin është gur prove për drejtësinë e re – tha për Anila Hoxhën xhaxhai i Aleks Nikës.
Ky vendim është është dështim sepse nuk ka nevojë për hetim gjyqësor , ata duhet të shpreheshin në dhomë këshillimi e mbylli reagimin e tij Mark Nika.