Zelensky mbërrin në Tiranë/ Historike për Shqipërinë, anëtare aktive në NATO

Shqipëria

Zelensky mbërrin në Tiranë/ Historike për Shqipërinë, anëtare aktive në NATO

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 23:11
Zelensky mbërrin në Tiranë

 Avioni i Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në pistën e Aeroportit të Rinasit, ku u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani.

Vizita e Zelenksy është një vizitë historike për Shqipërinë, e cila mbetet një anëtare aktive e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO)

Ai do të qëndrojë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainë, që do mbahet në Tiranë, më 28 shkurt.

Presidenti ukrainas do të pritet të mërkurën nga Rama në 09:00 dhe më pas në orën 13:30 do të mbajnë një konferencë për mediat, ndërsa do t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat