Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.
Mirëseardhje atij i uroj ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani.
Ai mikpritjen për Zelenskyn e quajti nder të madh.
“Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, tha Hasani.