Presidenti Ukrainës Volodymir Zelensky ka mbërritur në Tiranë, për Samitin e Sigurisë për Ukrainën që do të mbahet në kryeqytet.
Analisti Arben Meçe në një intervistë në “Ora e Fundit” në “ABC News”, vlerësoi mbajtjen e këtij Samiti në Tiranë, duke thënë se u zgjodh kryeqyteti edhe për të dhënë një mesazh të rëndësishëm të rolit dhe të faktorit shqiptar.
“Ajo që bie në sy është mungesa e Greqisë dhe kjo lidhet me faktin se faktori shqiptarët po fuqizohet më shumë. U zgjodh Tirana sepse synon të përcillet mesazhi që faktori shqiptar është i rëndësishëm, dhe ky Samit konsolidon edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë drejt strukturës euroatlantike. Ajo që bie më shumë në sy është gjithashtu fakti që edhe njëherë Shqipëria po e vendos veten e vet në krahun e Aleancës”, ka thënë analisti Meçe.
Gjithashtu ai shtoi se Samiti Ukrainas që do të mbahet ën Tiranë është më shumë rëndësi sepse evidenton rolin gjeopolitik të Shqipërisë.
“Ne të gjithë e njohim Serbinë si bishtin e Rusisë, Europa po bën përpjekje për ta tërhequr në krahun Perëndimor. Ky Samit ka pjesëmarrës edhe misione të SHBA dhe të BE, fakti që ky mision i është dhënë Shqipërisë nuk është vetëm një nder i madh, por edhe përcaktues i qartë i raportit të Shqipërisë me BE”, tha ai.