Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka arritur në Shqipëri i shoqëruar nga një eskortë.
Ai do marrë pjesë në Samitin e Ukrainës që zhvillohet sot në kryeqytet.
Gjithashtu mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Tiranë dhe presidenti Zelenksy, i cili ishte shoqëruar nga një eskortë me masa të rrepta sigurie.
Lideri ukrainas u prit në aeroport nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në Rinas ishin të pranishëm edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.