Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u largua nga Shqipëria, pasi sot mori pjesë në samitin për Ukrainën të zhvilluar në Tiranë.
Pas vizitës në Shqipëri, presidenti i Ukrainës do të takohet me presidenten e Moldavisë ku situata është disi e tensionuar.
Në përfundim të Samitit të Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore, presidenti Zelensky, apeloi që të vijojë ndihma e Perëndimit ndaj Ukrainës, pasi Rusia nuk do të ndalet vetëm në vendin e tij.
Zelensky tha se Moska nuk e ka gëlltitur rezistencën e Ukrainës dhe ndaj mund të kërkojë destabilizimin e vendeve të vogla. /EuronewsAl