Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu

Shqipëria

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Qendra ciklonike në Mesdhe do të afrohet drejt brigjeve të detit Jon ku presim reshje shiu në territorin e Shqipërisë në fundin e dimrit Meteorologjik.

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura shtresore dhe reshje shiu pasdite në jugperëndim dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     7/12°C

- Zonat e ulëta      8/22°C

- Zonat bregdetare 14/22°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat