Deklarata e Putinit për armët bërthamore, Nesho: Ishte përgjigje ndaj Macronit

Shqipëria

Deklarata e Putinit për armët bërthamore, Nesho: Ishte përgjigje ndaj Macronit

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 18:45
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, lidhur me deklaratën e presidentit rus, Vlademir Putin, që po konsiderohet si kërcënim për Perëndimin, ka thënë se kjo do të mbetet në nivelin e kërcënimit.

Nesho, ka thënë se çështja e armëve bërthamore nuk është diqka e zakonshme për t’u përdorur, dhe që përdoret vetëm për kërcënimet ndaj kundërshtarëve.

Ai ka thënë se kjo ishte një përgjigje ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se do t’i ndihmojnë Ukrainës.

“Putin-i e shikon se ka një situatë të tillë kritike. AI kërkon që në çdo mënyrë të fitojë këtë luftë që ka në Ukrainë. Kërkon që me të gjitha mjetet që atje ka nuk ka mundësi për të bërë presion, sigurisht përdorë çështjen e armëve bërthamore”, ka thënë tutje ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit më 29 shkurt duke paraqitur këndvështrimin e tij se si po përparon lufta kundër Ukrainës, për raportet e Rusisë me Perëndimin, kërcënoi me pasoja “tragjike” nëse NATO-ja dërgon trupa në Ukrainë.

“[Shtetet perëndimore] duhet ta kuptojnë se edhe ne kemi armë që mund të godasin caqet në territoret e tyre. E gjithë kjo, realisht kërcënon një konflikt me përdorim të armëve bërthamore dhe shkatërrim të njerëzimit. A nuk po e kuptojnë këtë ata?”, ka thënë Putin.

Duke folur më pak se tre javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë me lehtësi, Putin përsëriti narrativin se nisja e pushtimit në shkallë të plotë i Ukrainës ishte i nevojshëm për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë dhe sigurinë.

“Pavarësisht vështirësive dhe shijes së hidhur të humbjeve, njerëzit e mbështesin këtë zgjedhje”, tha ai për “operacionin e posaçëm ushtarak”, formulimin që përdor Kremlini për t’iu referuar pushtimit të Ukrainës që Moska nisi në shkurt të vitit 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat