Gazetarja Lusi Përgjegji, e ftuar në një emision televiziv, deklaroi se nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton se deputeti socialist, Bujar Çela të jetë pronar i biznesit.
“Për sa i përket çështjes së shpërthimit në Lushnjë, nga të dhënat e deritanishme deputeti Çela nuk rezulton të jetë pronar i biznesit.
Nëse ka lidhje familjare me biznesin këtë do e zbardh drejtësia.
Gjendja shëndetësore e tij paraqitet problematike, pasi do ti nënshtrohet sërish një operacioni sepse ka cifla në trup.”, tha Përgjegji.