Në Kuman një 34-vjeçare me inicialet K.SH. ka kanosur me sende të forta një 48-vjeçare për motive të dobëta.
Për këtë ngjarje ndaj saj janë referuar materialet në prokurori.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për shtetasen K. Sh., 34 vjeçe, banuese në fshatin Kuman, pasi ka kanosur me sende të forta, një 48-vjeçare, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.