Një automjet top “Range Rover” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën Fier-Seman.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas burimeve paraprake ka vetëm dëme materiale.
Ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.