Ka përfunduar aktekspertimi mjekoligjor ndaj Elia Zaharias, pas denoncimit që i bëri ish-bashkëshortit për dhunë.
Sipas këtij aktekspertimi, rezulton se aktorja ka shenja dhune në dorë dhe në krah.
Princ Leka dhe Elia Zaharia, kanë bërë denoncim të ndërsjelltë, duke akuzuar njëri-tjetrin për dhunë. Po ashtu edhe babai i aktores ka denoncuar në polici Princ Lekës, duke thënë se ky i fundit e ka dhunuar në banesë, ku ndodhej bashkë me mbesën e vogël.
Në rrjet është publikuar dhe një video nga përplasja e Zaharias me Princin. Në video shihet Elia Zaharia e përlotur dhe e revoltuar duke goditur dhe duke i kërkuar llogari Princ Lekës pse ka dhunuar babain e saj të moshuar.
Më tej ajo e akuzon Princin se ka mashtruar shqiptarët me diploma fallso pasi, siç shprehet ajo, “ka vetëm 4 klasë shkollë”.