Një 22 vjeçare në Sarandë ka goditur me thikë bashkëshortin e saj pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në banesën e tyre në lagjen nr.2 të qytetit.
Ndërkohë që 22 vjeçarja është shoqëruar në komisariatin e Sarandës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shtetasja është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.“, njofton policia.