Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare

Më: 7 mars 2024 Në ora: 08:59
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet këtë të enjte në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë për t’u diskutuar katër projektligje.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë 7 pika.

Fillimisht do të diskutohet projektligji për “burimet ujore”, më tej do të jetë projektligji për “Turizmin”. Po ashtu, në rend të ditës është edhe projektligji për “Investimet Strategjike”, si dhe projektligji për “Mbrojtjen e konkurrencës”. Në fund, është dhe pika e diskutimeve jashtë rendit të ditës.

Për më shumë se dy muaj, opozita ka arritur që të krijojë tension dhe të bllokojë në shumë raste punimet e Kuvendit. Edhe sot pritet një skenar i ngjashëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat