Kuvendi i Shqipërisë është bërë cak i tensioneve të njëpasnjëshme.
Edhe sot është mbyllur mes tensioneve seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Seanca e ditës së sotme u drejtua nga Ermonela Felaj e cila vijoi me leximin e projektligjeve të cilat ishin në rendin e ditës ndonëse deputetët e opozitës vijuan me protestën duke bllokuar foltoren e duke u rëndë bilbilave, raporton eureonews.al.
Në seancën e sotme u miratuan me shumicë të thjeshtë votash disa projektligje, ku më i rëndësishmi ishte ai për investimet strategjike.
Seanca e ditës së sotme zgjati rreth 30 minuta.