Mesdheu po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme ku presim reshje shiu dhe erë të vrullshme në territorin e Shqipërisë.
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe në zonat perëndimore dhe qëndrore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (NW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 3/14°C
- Zonat e ulëta 4/17°C
- Zonat bregdetare 8/17°C