Ftohja e motit dhe reshjet që kanë nisur në zonat e larta kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në rrugët në lartësinë mbi 1300 metra.
Reshjet e dëborës kanë zbardhur sërish malet në të gjithë vendin ndërsa më intensive kanë qenë në malësitë e Shkodrës dhe malësisë së madhe.
Për të mbajtur hapur rrugët Hani i Hotit Tamarë. Tamarë Vermosh dhe Bogë-Theth po punojnë dëborë pastrueset ndërsa po hidhet edhe kripë në rrugë.
Bllokime nuk ka por automjetet duhet të lëvizin me goma dimri ose me zinxhirë.