Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga baza e armëve që u gjet në Sukth.
Sipas gazetares, dyshohet se i përket grupit kriminal të Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit i njohur me nofkën Rrumi dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale të rënda.
Si rezultat i operacioni, në Sukth u gjetën sasi të mëdha fishekësh të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat dyshohet se do t’u shërbenin grupeve kriminale.
Nga kontrollet në këtë ambient u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme.
Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës që dyshohet se shërbente si bazë, shtetasi A. S.