Konferenca e Kryetarëve nesër, Ndreu: Mekanizëm për të dalë nga kaosi i krijuar nga opozita

Shqipëria

Konferenca e Kryetarëve nesër, Ndreu: Mekanizëm për të dalë nga kaosi i krijuar nga opozita

Më: 11 mars 2024 Në ora: 22:36
Anduela Ndreu

Gazetarja, Anduela Ndreu u shpreh se takimi nesër në konferencën e kryetarëve është një mekanizëm për të dalë nga kaosi i krijuar dhe për ulje të toneve politike.

Ndreu: Kjo që ka ndodhur prej 5 tetorit dhe deri ditën e sotme ishte teatër politik.

Palët e kishin të mirëorganizuar veten për të mbërritur tek ajo që do ndodhi nesër.

Do jetë një konferencë e kryetarëve e thirrur nga Nikolla për të ulur palët.

Kjo opozitë që do jetë nesër në konferencën e kryetarëve është një takim i kërkuar me insistim.

Kemi parë gjatë gjithë kësa kohe që flitet për flirtime politike me kryeminsitrin.

Unë mendoj që ka një lloj ulje të toneve. Ky është një mekanizëm për të dalë nga kaosi i krijuar nga vetë opozita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat