Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka folur për mediat pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit të PD, ku siç u raportua ai pati edhe një përplasje me kolegun Bledion Nallbati.
I pyetur për gazetarët në lidhje me këtë debat, Shehu me ironi tha: “Nuk kanë funksionuar mirë çimkat”.
Ndërsa sa i takon vazhdimit të aksionit opozitar, Shehu u shpreh se ky aksion duhet të përqëndrohet te ajo që ai e quan si ngjarjen më të rëndë, burgosjen e Sali Berishës. Ndërsa format e aksionit, tha Shehu, duhet të diskutohen.
Ai theksoi se marrja e dy komisioneve nuk është sukses.