Paga mesatare në Shqipëri është 75 mijë lekë. Gjatë një viti ajo është rritur 14%, ku progres më i lartë është regjistruar në administratën shtetërore.
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me page në fund të vitit 2023 arriti në 75 000 lekë, me rritje 14%, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022.
Të dhënat që publikon Instituti i Statistikave tregojnë se paga mesatare në shtet rezulton të jetë 88 mijë lekë, nga 74,500 që ishte në tremujorin e fundit të vitit 2022, cka përkthet me rritje vjetore 18%.
Nga ana tjetër sektori privat, i cili mban edhe numrin më të madh të të punësuarve, rezulton të ketë pagë mesatare 69,400 lekë, me rritje vjetore 12%.
Pra, pagat në shtet vijojnë të mbeten më të larta se ato në private dhe hendeku është thelluar gjatë një viti.
Megjithatë, këto janë vetëm shifrat zyrtare që dalin nga regjistri i tatimeve, pasi është mosdeklarimi i plotë i rrogave në disa ndërmarrje private, ai që nuk e tregon pagën reale mesatare.
Nëse flasim për aktivitetet ekonomike, grupet që ofrojnë paga më të larta se mesatarja në nivel kombëtar, janë bankat, kompanitë e sigurimit dhe ato të telekomunikacionit, me mesatare deri 150 mijë lekë. Ndërkohë, sektorët me pagën më më të ulët bruto janë bujqësia dhe ndërtimi.