Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me dakordësinë e arritur sot mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për ngritjen e komisioneve hetimore.
Ne reagim thuhet se ambasada përshëndet progresin e njoftuar dhe pret me padurim rikthimin normal në Parlament.
Reagimi:
Ambasada Britanike në Tiranë përshëndet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur. Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.