Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku i lënduar ka mbetur drejtuesi 20-vjeçar i njërit prej tyre.
20-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tepelenë/Informacione paraprake
-Rreth orës 06:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin T. H., 39 vjeç, banues në Mallakastër dhe automjeti me drejtues shtetasin R. S., 20 vjeç, banues në Sarandë. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi R. S., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital.
-Mbrëmjen e djeshme, në Tepelenë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij, shtetasi V. K., 51 vjeç. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin e Gjirokastrës.
Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e 2 rasteve.