Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar ish-deputeti Vangjel Tavo.
Vendimi për lirimin e Mamajt nga detyra mban firmës e kryeministrit Edi Rama dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
Tavo është ish-deputeti që kohët e fundit u përfol se i ishte kërkuar nga Rama për të marrë drejtimin e bashkisë së Himarë, por një pretendim i tillë u hodh poshtë nga vetë ai.
Edi Rama dhe Vangjel Tavo
Vendimi:
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA