Klevis Qose është emëruar sot në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në Shqipëri.
Qose kishte pak kohë që ishte emëruar te Shërbimi i Provës, ndërsa më herët ka mbajtur postim e drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Ai zëvendëson në këtë post ish-drejtorin Admir Abrija, i cili më 14 shkurt dorëzoi dorëheqjen.
Admir Abrija u emërua në krye të Drejtorisë së Burgjeve nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, më 20 dhjetor 2021 dhe zëvendësoi në këtë post, Agim Ismailin.