Policia londineze ka publikuar foton e një personi i cili është i dyshuar për vrasjen e një shqiptari nga Peqini në Britani.
Bajram Luli u godit për vdekje brenda makinës së tij dhe ndërroi jetë në spital mbrëmjen e së hënës.
Luli ishte me origjinë nga Peqini dhe kishte pak kohë që kishte mbërritur në shtetin ishull. Policia Metropolitane ka siguruar një foto nga kamerat e sigurisë të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen.
Personi që shihet në foto duket rreth moshën 25 vjeç duke kaluar barrierat e një metroje në Londër.
Detektivi Jim Shirley i cili po kryen hetimet e vrasjes thotë se “ky hetim është duke vijuar me shpejtësinë e duhur.
“Ne po punojmë fort për të bërë drejtësi për familjen dhe miqtë e të ndjerit i goditur barbarisht me thikë e si pasojë humbi jetën”, shprehet ai.