Skema Kombëtare 2024 adreson mbështetje edhe për sektorin e bimëve aromatike dhe mjekësore.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “këtë vit rikthejmë mbështetjen për sektorin e bimëve aromatike dhe medicinale, sektor i cili është në hapat e tij të parë, por të sigurtë drejt tregjeve elitare si ato të Bashkimit Evropian”.
Sipas saj, do të mbështesim fermerët e Bimëve Aromatike Medicinale me 30 mijë lekë për hektar, për 1 deri në 10 hektarë sipërfaqe. Fermerët që kultivojnë në sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.
“Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtin produkt bujqësor, drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll prodhimi”, u shpreh Denaj.