Policia e Shkodrës ka konstatuar dhe ka shoqëruar në komisiriat një automjet të blinduar tip “Audi”.
Pas verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, Leonard Gjeka qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative dhe po ashtu u zbatua masa për bllokimin e mjetin dhe nisën procedurat për konfiskimin e tij.
Kush është Leonard Gjeka?
Leonard Gjeka, nga Shkodra gati 10 vite më parë, u arratis nga burgu në Melburn të Australisë, pasi u ndihmua nga miqtë e tij, pjesë e një grupi të njohur kriminal në kontinentin e largët.
Gjeka njihet si një personazh i dhunshëm dhe me mjaft probleme me drejtësinë në Australi.
Sipas policisë australiane, Gjeka ka pasur lidhje me bandat e motoçiklistëve dhe ka marrë pjesënë rrahje e plagosje me armë zjarri.
Ai po ashtu është plagosur me armë zjarri në vitin 2010 nga anëtarët e një bande motoçiklistësh, të cilët kishin paguar një vrasës profesionist me shumën 50 mijë dollarë australianë për eliminimin e tij, por ai arriti t’i shpëtonte vdekjes.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar. \
Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.