Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 mars) në aksin Tepelenë – Memaliaj, në të cilin janë përfshirë tre automjete.
Policia ka dhënë së fundmi detaje, duke njoftuar se numri i viktima është katër, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.
Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.