Një aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme (17 mars) në aksin Tepelenë – Memaliaj, ku u përfshinë tre automjete dhe humbën jetën 4 persona, e dy të tjerë u lënduan.
Pas ngjarjes së rëndë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shprehet i pikëlluar për humbjen e jetëve, ndërsa shton se zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është një detyrim ligjor, e përgjegjësi ndaj jetës.
Ai shton se Policia Rrugore duhet të rrisë dhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese.
Postimi i Ballës:
I pikëlluar për humbjen e katër jetëve dhe dy të plagosur në aksidentin tragjik të natës së sotme pranë Tepelenës.
Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës. Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese.