Dy automjete janë përfshinë në një aksident në një nga lagjet e qytetit të Cërrikut.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të asnjë lënduar nga drejtuesit dhe personat që ndodheshin në automjete, ndërsa njëri prej makinave ka mbetur e shkatërruar pothuajse plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara dhe humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes nga ana e njërit prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në këtë aksident.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.