Grupi i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit.
I pranishëm në këtë takim mësohet se është edhe kryeministri Edi Rama.
Një ditë më parë u zhvillua edhe Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në Durrës. Kryeministri Edi Rama gjatë këtij takimi foli për situatën politike, drejtësinë, si edhe marrëveshjen e arritur me “Rithemelimin” për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste Kryeministri mohoi marrëveshjen për njohjen e Berishës si kryetar të PD dhe pazaret për nxjerrjen e tij nga “burgu shtëpiak”.
Gjithashtu Rama garantoi se drejtësia do të mbështetet deri në fund për të luftuar korrupsionin.