Dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do të bëjë investime në ishullim Sazan në Shqipëri.
Në lidhje me këtë, ka folur aktivistja, Arilda Lleshi.
Ajo u shpreh se kur të nisin invesntime, sipas saj, shumica e shqiptarëve s’do të mund t’i përballojnë çmimet.
“Investimet nuk kanë nisur akoma, por në momentin që do të nisin investimet, ne nuk do të mund të kemi akses më aty, shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë nuk do të mund t’i përballonin çmimet”, është shprehur ajo.