Është arrestuar drejtuesi i njërës prej makinave që u përfshi në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku për pasojë humbën jetën 4 persona.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari është 46-vjeçar dhe dyshohet për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi:
Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.