Është vënë në pranga një 43-vjeçar i cili pak ditë më parë grabiti një dyqan telefonash dhe një argjendari.
Për këtë të fundit duket se Afrim Dulaj ka përdorur një ‘teknikë filmash’.
Teksa ka sharruar pjesën e çatisë së dyqanit, dhe përmes një teli të improvizuar, i ka kapur varëset dhe i ka nxjerrë.
Policia bën me dije se vlera e florinjve të vjedhura shkonte në 1.000.000 lekëve.