Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson ka mbërritur ditën e hënë në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Sipas njoftimit të Depratamentit Amerikan të Shtetit, ai do të qëndrojë në kryeqytet deri më 20 mars.
Paraditën e sotme ai është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Gjatë qëndrimit dy ditor, Robinson do të takohet me kryeministrin Edi Rama, anëtarë të kabinetit të qeverisë por dhe përfaqësues të organeve të drejtësisë kundër trafikut të narkotikëve.