Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar “karrigen” bosh që i la kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Gazment Bardhi në Komisionin për Reformën Zgjedhore.
Basha u shpreh se e gjithçka është bërë për karrige dhe jo për parime, duke shtuar se “Rithemelimi” donte postin e Enkeled Alibeajt në Komision, duke shtuar se sabotuan Reformën Zgjedhore.
“E gjitha kjo ka qenë për karrige dhe jo parime. Ata kishin përfaqësime por nuk erdhën, Por donin karrigen e Alibeajt. Pse e donin karrigen e tij. Dolën këta që e sabotuan reformën zgjedhore.
Bëhen për të justifikuar veprime që do i shohin në të ardhmen, Damian Gjiknuri nuk humbi kohë për të nxjerrin objektivat e PS që janë rigarimi i personave me precedent kriminalë”, tha Basha.