Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, të arrestuar si të përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtjas disa ditë më parë në Larushkë të Fushë Krujës janë lënë në burg nga gjykata e Tiranës.
“Nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.
Është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, ai ka zgjedh të jetojë në një zonë rezidenciale për shkak se i janë bërë disa atentate, ky automjet nuk ka lëvizur në atë interval rruge, e tregon GPS, i kërkuam ekspertizë gjykatës dhe e pranoi”, tha avokati i të akuzuarve.
Kujtojmë se ata u arrestuan një ditë më parë në lidhje me ngjarjen e rëndë.