‘JO Korrupsionit, PO Demokracisë’, Studentët e drejtësisë të Universitetit “Luarasi” triumfojnë në konkursin kombëtar

Shqipëria

‘JO Korrupsionit, PO Demokracisë’, Studentët e drejtësisë të Universitetit “Luarasi” triumfojnë në konkursin kombëtar

Më: 21 mars 2024 Në ora: 15:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Studentët e drejtësisë të Universitetit “Luarasi” kanë triumfuar në një konkurs kombëtar. Ata u shpallën fitues në garën e debatit mbi temën ‘JO Korrupsionit, PO Demokracisë’ organizuar nga Komiteti i Helsinkit. Me votim unanim nga ana e jurisë profesioniste kazusi i Luarasit u zgjodh si më i miri, gjë që i hap rrugë studentëve për pilotimin e rastit konkret pranë institucioneve kompetente.

Fakulteti i Drejtësisë Luarasi ka triumfuar në një konkurs të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me mbështetje të qeverisë suedeze. Ekipi i studentëve, nën udhëheqjen e pedagogëve të Luarasit u shpallën fitues në garë me një tjetër universitet mbi temën ‘JO Korrupsionit, PO Demokracisë’.

Studentët e fakultetit të drejtësisë së Universitetit Luarasi treguan jo vetëm njohuritë e tyre të thelluara akademike, por edhe angazhimin e palëkundur në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe transparente.

Ideja e propozuar nga Universiteti Luarasi u shpall fituese me votim unanim nga ana e jurisë profesioniste gjë që i hap rrugë studentëve për pilotimin e rastit konkret pranë institucioneve kompetente.

Luarasi, prej kohësh një emër suksesi në arsimin e lartë, vijon të ruajë traditën e titujve në konkurse kombëtare e ndërkombëtare, përmes arritjeve te brezit të ri.

Shpallja fitues në Konkursin e Debatit e çon kazusin e studentëve të Drejtësisë te Laurasi drejt një hapi tjetër drejt një të ardhmeje ku drejtësia dhe demokracia nuk cënohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat