Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat! Makina përfundon në kanal, dërgohet në spital shoferi

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat! Makina përfundon në kanal, dërgohet në spital shoferi

Më: 21 mars 2024 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Një automjet me targa AA 976 JB tip “Lancia” ka dalë nga rruga në një kthesë e rrezikshme.

Në spitalin e Lushnjës ka përfunduar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin përbri autostradës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat