“Audit për shpenzimet e qeverisë”
Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në ditën e 80 të protestës në mbështetje të tij, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se në 10 vite të qeverisjes së tij ka shpenzuar 56 miliardë euro.
Berisha tha se do të bëhet një audit i plotë se ku shkuan në 10 vite 56 miliardë euro.
“Në qoftë se nuk do ishin zhdukur si në vrimat e zeza të galaksive, Shqipëria sot do ishte të paktën 3 herë më mirë. Rrogat do ishin minimumi tre herë më të larta. Të ardhurat për frymë do ishin tre herë më të larta”, tha Berisha në fjalën e tij.
Ish-Kryeministri theksoi se duhet një audit për fondet e shpenzuara nga qeveria dhe se 1/7 e buxhetit po shkon për investimet korruptive të qeverisë Rama.