Profesori Artan Fuga komentoi gjetjet e Barometrit lidhur me disa sjellje sociale mes të cilave dhuna fizike ndaj fëmijëve.
Ai theksoi se ka infermiere në spitale që kanë vrarë fëmijë.
Sipas tij nuk ka ndonjë fenomen shoqëror që të bashkëshoqërohet me krimin dhe gabimet.
“Unë jam dakord që ka komisione abuzuese. Unë ju jap shembuj konkrete se ka infermiere që kanë qenë vrasëse. Kanë vrarë fëmijë në spitale. A ka ndonjë fenomen shoqëror që mos të bashkëshoqërohet me krimin me devijancën, me gabimet me përfitimet. Jemi mëkatarë”-tha ai.