Kryeministri Edi Rama, gjatë ‘PodKastit FLASIM’ të zhvilluar sot me të rinj sipërmarës në fushën e turizmit, deklaroi se qeveria ka në plan uljen e tatim fitimit të të ardhurave për ata punonjës që kanë paga më të larta.
Kjo sipas Ramës, pasi nuk mund t’i vihen më shumë taksa njerëzve, nëse nuk i jepen shërbime më të mira.
“Kemi kohë që themi se nuk do të rrisim taksat. Tani kemi një projekt nga qershori do ta materializojmë për të ulur tatim fitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta si punonjës.
Por një nga arsyet është se nuk mund t’i vëmë ne më shumë taksa njerëzve, nëse nuk i japim shërbime më të mira. Për këtë nivel shërbimesh sot për sot, ne nuk mund të pretendojmë të vëmë më shumë taksa. Nga ana tjetër taksa të ulëta në raport me cilësinë e gjithçkaje shkojnë bashkë”, tha Rama.