Ministri për Punët e Jashtme, Igli Hasani e konsideron vendimtare ndërhyjen e NATO-s në Serbi 25 vjet më parë, çka sipas tij, zhbëri ambiciet gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter, Hasani u shpreh se Kosova e pavarur dhe sovrane, është dëshmi e rezistencës së popullit të saj dhe sakrificave të bëra nga luftëtarët e lirisë.
Njëzet e pesë vjet më parë, ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare në zhbërjen e ambicjeve gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.
Sot, Kosova e pavarur dhe sovrane, është dëshmi e rezistencës së popullit të saj dhe sakrificave të bëra nga luftëtarët e lirisë. Me vendosmëri, Kosova ka evoluar në një demokraci funksionale, që synon integrimin e plotë në familjen euro-atlantike”, shkruan Hasani në Twitter.